Home / Lajme / Maqedoni / Pasiguria e këmbësorëve në Tetovë

Pasiguria e këmbësorëve në Tetovë

12 shtator- Nga Policia e Tetovës njoftojnë se aktivitetet kontrolluese të Policisë së Tetovës do të vazhdojnë edhe më tej për më shumë rregull dhe siguri në komunikacionin rrugorë.

Edhe përkundër apeleve dhe kontrolleve të Policisë së Tetovës që vozitësit të jenë më të kujdesshëm me këmbësorët, megjithatë kjo nuk ka dhënë rezultate pasi që këmbësorët vazhdojnë të jenë viktima në rrugët në Tetovës. Policia e Tetovës ka njoftuar se veturë e panjohur e drejtuar nga akoma vozitës i panjohur, të mërkurën mbrëma rreth orës 19.00 ka goditur këmbësoren 47 vjeçare nga Tetova në rrugën “Boris Kidriç”, në Tetovë, me ç`rast ka ikur nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe. Nga kjo goditje 47 vjeçarja ka marrë lëndime trupore, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është ndalur për shërim të mëtejshëm. Janë marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e vozitësit dhe veturës në këtë aksident trafiku. Nga Policia e Tetovës njoftojnë se aktivitetet kontrolluese të Policisë së Tetovës do të vazhdojnë edhe më tej për më shumë rregull dhe siguri në komunikacionin rrugorë. Në kontrollet e një dite më parë të policisë, të realizuar në dy faza, para dhe pas dite, janë konstatuar 10 kundërvajtje (7 për parkim të gabuar, 2 për parregullsi teknike dhe një për mos zbatim të urdhrit të policisë). Shkelësve të rregullave të komunikacionit u janë përgatitur ftesa për pagesë të dënimit, me theks se dënimi për parkim të parregullt është prej 35 deri në 250 euro. Dënimi më i lartë është për ata që parkohen në udhëkryq dhe në vendkalimin për këmbësorët. Një numër i konsiderueshëm i veturave të parkuara keq, janë marrë nga ana e shërbimit të merimangës, dhe u janë shqiptuar dënime. “Ngase individë në Tetovë ende nuk mbajnë llogari se ku I lënë veturat e tyre dhe me atë e pengojnë funksionimin normal të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, apelon sërish që të respektohen shenjat ekzistuese, rregullat dhe mënyrat e parkimit në Tetovë në rajonin qendror të Tetovës dhe në vendet më të frekuentuara. Në të kundërtën, çdo shkelës do të përballet me padi dhe dënime, pasi që parkimi i gabuar e rrezikon sigurinë parasegjithash të këmbësorëve, të cilët janë të detyruar të lëvizin në rrugë”, njofton Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *