Home / Lajme / Maqedoni / PDSH fillon përgatitjet për zgjedhjet e 2016 (VIDEO)

PDSH fillon përgatitjet për zgjedhjet e 2016 (VIDEO)

Tetovë, 19 Shtator – Kryetari Thaçi në këtë mbledhje ka referuar edhe për takimet e fundit që ka realizuar me komisionerin Han dhe përfaqësuesit ndërkombëtare mbi zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos për zgjedhjen e prokurores speciale dhe kodin zgjedhor.

Mbrëmë partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë qendrore.Gjatë kësaj mbledhje kryetari Thaçi ka njoftuar kryesinë për marrëveshjen politike dhe situatën politike në vend, ndërsa në rend dite ka qenë edhe përgatitja për zgjedhjet e parakohëshme të muajit prill të vitit 2016.

Poashtu në kuadër të kësaj pike është bërë edhe kyçja e dy anëtarëve të ri, Mitasin Beqirit nga dega e Negotinës dhe Mefail Osmanit dega në Zhelinë, raporton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi në këtë mbledhje ka referuar edhe për takimet e fundit që ka realizuar me komisionerin Han dhe përfaqësuesit ndërkombëtare mbi zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos për zgjedhjen e prokurores speciale dhe kodin zgjedhor.

Thaçi poashtu ka nënvizuar në këtë mbledhje se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë përshëndetur rolin konstruktiv të PDSH-së në këto bisedime, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *