Home / Lajme / Maqedoni / Peterle e përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

Peterle e përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

2 shtator-Ai njëherit i përkujton liderët kryesorë politikë që ta respektojnë marrëveshjen politike të arritur në korrik, si dhe kornizën ekzistuese institucionale.

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe kryesues me delegacionin e Komitetit parlamentar për Republikën e Maqedonisë Alojz Peterle e përshëndeti kthimin e opozitës në Kuvendin e Maqedonisë.

“E përshëndes kthimin e partisë kryesore opozitare maqedonase në Kuvend që paraqet hap esencial drejt normalizimit politik të vendit në pajtueshmëri me marrëveshjen e arritur midis partive kryesore politike. Vendosja e tërësishme e punës së Parlamentit do ta vendosë diskutimin politik në vend në kuadër të kontekstit adekuat institucional me ç’rast do t’i jepet fund qorrsokakut politik dhe do të mundësojë progres për çështjet kyçe politike, duke e përfshirë edhe perspektivën evropiane të vendit”, thotë Peterle në deklaratën me shkrim.

Ai njëherit i përkujton liderët kryesorë politikë që ta respektojnë marrëveshjen politike të arritur në korrik, si dhe kornizën ekzistuese institucionale.

“Përfundimisht, ripërtërirja e punës parlamentare në kuptimin e plotë politik gjithashtu do të mundësojë fillim me aktivitetet e Komitetit të përzier parlamentar BE – IRJ Maqedonisë në format të plotë. Pres që takimet e para të ndodhin më vonë këtë vjeshtë”, thuhet në deklaratën e eurodeputetit Peterle, i cili ishte kryeministër i qeverisë së parë të zgjedhur demokratike në Slloveni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *