Home / Lajme / Maqedoni / Plaçkitet një nxënës në Tetovë

Plaçkitet një nxënës në Tetovë

Tetovë, 17 shtator – Derisa ka qenë në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile “Gjoçe Stojçevski” në Tetovë i është afruar një moshatarë i tij nga fshati Çiflik, i cili ka pasur në dorë një thikë dhe duke e kërcënuar se do ta godasë dhe do t`ia mer celularin, i ka kërkuar 500 denarë.

Të mërkurën mbrëma rreth orës 23.00, M.S 39 vjeçar nga Xhepçishti, ka denoncuar plaçkitje ndaj djalit të tij 16 vjeçarë gjatë ditës rreth orës 14 e 30 minuta. Derisa ka qenë në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile “Gjoçe Stojçevski” në Tetovë, ku edhe vijon mësimet në vit të dytë, i është afruar një moshatarë i tij nga fshati Çiflik, i cili ka pasur në dorë një thikë dhe duke e kërcënuar se do ta godasë dhe do t`ia mer celularin, i ka kërkuar 500 denarë. Që të mos vijë deri tek rahja, shoku i tij 16 vjeçarë nga Xhepçishti, i cili ka qenë me atë, i ka dhënë paratë dhe është larguar. Shumë shpejtë pas denoncimit, 16 vjeçari nga Çifliku, në praninë e prindërit, është thirrur në Stacionin Policorë, është biseduar, i është marrë thika dhe më pas është lëshuar. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate penale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *