Home / Lajme / Maqedoni / Plackitje me maska ne Neproshten te Tetovës

Plackitje me maska ne Neproshten te Tetovës

29 Shtator – Dy personat e panjohur i kanë rekomanduar që të dalin nga vetura, ku njëri me shuplakë i ka rënë 23 vjeçarit O.M. ndërsa SH.I. e ka kërcënuar me pistoletë

Dyzet e dy vjeçari SH.I. nga Dëbërca e Tetovës, gjatë ditës së djeshme rreth orës 21, duke qenë para një restoranti në Neproshten të Tetovës, duke vozitur veturën Passat me targa regjistrimi të Gjermanisë, i shoqëruar nga një shok O.M. 23 vjeçar nga Xhepçishti, janë ndaluar nga dy persona të panjohur të armatosur, njofton.

Dy personat e panjohur i kanë rekomanduar që të dalin nga vetura, ku njëri me shuplakë i ka rënë 23 vjeçarit O.M. ndërsa SH.I. e ka kërcënuar me pistoletë dhe i ka kërkuar çantën dhe dokumentat në të cilën poashtu ka pasur 23 mijë euro dhe dokumentat e tij personale, më pas të panjohurit janë larguar.

Më pas SH.I. dhe O.M. që janë njohur më parë kanë hyrë në veturë dhe janë larguar.
Është bërë hetim dhe janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *