Home / Lajme / Maqedoni / Plaku del të blejë dru por e mashtrojnë

Plaku del të blejë dru por e mashtrojnë

18 shtator- Plaku u ka besuar dhe është pajtuar me ofertën e tyre dhe i ka porositur 10 metër kub dru dhe sipas marrëveshjes drunjtë do t`ia dërgojnë ditën e ardhshme.

Një plak nga fshati Çegran është mashtruar nga dy persona të panjohur të cilët i kanë ofruar dru dhe transport të tyre deri në shtëpi. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka bërë të ditur se 72 vjeçari A.A nga fshati Çegran, ka denoncuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Çede Filipovski”, në Gostivarë ka takuar dy persona të panjohur të cilët i kanë ofruar dru për djegie bashkë me transportin deri në shtëpi me çmim prej 55 euro për një metër kub, njofton Tv Koha.

Plaku u ka besuar dhe është pajtuar me ofertën e tyre dhe i ka porositur 10 metër kub dru dhe sipas marrëveshjes drunjtë do t`ia dërgojnë ditën e ardhshme. Më pas dy personat e panjohur, kanë shkuar në shtëpinë e tyre pasi që e kanë mësuar adresën e saktë dhe nga bashkëshortja e plakut kanë marrë 550 euro, duke i thënë se kamioni me dru është duke ardhur rrugës dhe aty është edhe plaku, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Tv koha.

Më pas familja kur vëren se plaku dhe kamioni me dru nuk ka arritur dhe se kanë rënë pre e mashtruesve rastin e kanë paraqitur në polici, kurse punohet në identifikimin dhe kapjen e mashtruesve”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *