Home / Lajme / Maqedoni / Plas sherri midis Gruevskit dhe Mijallkovit !?

Plas sherri midis Gruevskit dhe Mijallkovit !?

8 shtator-Siç spekulohet, arsyet e këtij konflikti kanë qenë disa pazare biznesi që nuk ishin realizuar, për shkak të turbulencave në skenën politike, pas publikimit të bombave nga ana e opozitës, por edhe pas arritjes së marrëveshjes politike.

Portali Centarnews duke u thirrur nga burime të afërta qeveritare ka shkruar se parmbrëmë në shtëpinë e ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov në lagjen Vodno ka shpërthyer një sherr dhe zënkë midis atij dhe kryeministrit Nikola Gruevski, por edhe bosit të disa bizneseve, Orce Kamçev.

Siç spekulohet, arsyet e këtij konflikti kanë qenë disa pazare biznesi që nuk ishin realizuar, për shkak të turbulencave në skenën politike, pas publikimit të bombave nga ana e opozitës, por edhe pas arritjes së marrëveshjes politike.

Një reagim siç shkruan ky portal ka qenë se pushteti dhe pronari Kamçev po humbasin kontrollin ndaj kompanisë mediale Media Print Maqedoni dhe gazetarëve në tri gazetat që së fundi dolën në grevë pas paralajmërimeve për uljen e rrogave.

Kamçev ka shprehur shqetësime se shteti ka shumë borxhe ndaj tij dhe nuk po shlyen ato. Po ashtu raportohet se mes tyre ka pasur propozime për realizimin e disa detyrimeve të mbetura në sferën e bizneseve dhe pronave të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *