Home / Lajme / Maqedoni / Plusinfo: VMRO në marrëveshje me BDI ka ndryshuar tekstin e Projektligjit për Prokurorinë Speciale

Plusinfo: VMRO në marrëveshje me BDI ka ndryshuar tekstin e Projektligjit për Prokurorinë Speciale

26 Shtator – “sipas informacioneve jozyrtare, teksti është ndryshuar në marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së, andaj nuk ka pasur reagim nga faktori politik shqiptar në Qeveri lidhur me këtë skandal.

Ndryshimi i Ligjit për Prokurorin Special në pjesën për votimin me Badenter është ndryshuar në marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kështu shkruan portali Plusinfo, duke shtuar se “sipas informacioneve jozyrtare, teksti është ndryshuar në marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së, andaj nuk ka pasur reagim nga faktori politik shqiptar në Qeveri lidhur me këtë skandal. Ky ndryshim ka të bëjë me votimin e Prokurorëve sipas parimit të Badenterit edhe në Këshillin e Prokurorëve.

Sipas Plusinfo, përfaqësuesi i BDI-së në grupet e punës, Artan Grubi nuk është përgjigjur se partia e tyre a do të reagojë publikisht lidhur me skandalin, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferri deklaroi se nuk është i përfshirë në procesin e negociatave dhe se nuk ka asgjë burimore, përveç asaj që ka dëgjuar në media. “Andaj nuk mund të them asnjë reagim”, ka deklaruar Xhaferi.

Një nga televizionet nacionale publikoi lajmin se përfaqësuesit e VMRO-DPMNE ndryshuar tekstin e Ligjit për Prokurorinë Speciale, që ishte përgaditur dhe dakorduar nga katër partitë politike në negociata VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, por edhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Teksti është ndryshuar gjatë dërgimit të projekt –ligjit në Parlament, ku është shkurtuar alineja e 2-të nga neni 3, ku është hequr qëndrimi që garanton votimin me Badenter të prokurorëve në Këshillin e Prokurorëve. Versioni i ndryshuar thotë që votimi me Badenter bëhet vetëm në Parlament dhe jo në Këshillin e prokurorëve. Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë shokuar nga ky veprim dhe skenarë që rrezikon marrëveshjen dhe procesin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *