Home / Lajme / Maqedoni / Policia gjermane kërkon shtetasin e Maqedonisë të dyshuar për lidhjet me ISIS

Policia gjermane kërkon shtetasin e Maqedonisë të dyshuar për lidhjet me ISIS

23 Shtator – Shtetasi i Maqedonisë thuhet se gjendet në Siri, dhe se atje ai dyshohet se ka shkuar me një grup të luftëtarëve. Shtetasi i Maqedonisë thuhet se ka lindur në Gjermani, por ka pasaportën e Maqedonisë.

Policia gjermane po ndjek një shtetas të Maqedonisë, i cili po rekruton luftëtarë për ISIS. Kështu kanë shkruar sot mediat gjermane duke theksuar se policia ka bastisur tetë objekte banimi në Berlin, që dyshohet se ishin përdorur nga kjo celulë.

Udhëheqës i grupit dyshohet një shtetas maroken i moshës 51 vjeç, që dyshohet për gjitha organizimet dhe dërgimin e vullnetarëve për të luftuar në radhët e ISIS kundër regjimit të Bashar al Assad. Por, për shtetasin e Maqedonisë thuhet se gjendet në Siri, dhe se atje ai dyshohet se ka shkuar me një grup të luftëtarëve. Shtetasi i Maqedonisë thuhet se ka lindur në Gjermani, por ka pasaportën e Maqedonisë. Shtefan Redlih, zëdhënës i policisë së Berlinit theksoi se nuk duan të publikojnë emrin për shkak të hetimeve. Policia gjermane dyshon se grupi po përgadiste sulme terroriste edhe në Gjermani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *