Home / Lajme / Maqedoni / Popovski do ta zëvendësojë Gruevskin?

Popovski do ta zëvendësojë Gruevskin?

1 shtator-Është komisari për bashkëpunim dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, ai që emrin e Popovskit ia ka theksuar kryeministrit aktual Nikolla Gruevski gjatë takimit të fundit në Bruksel, javën e kaluar.

Nikolla Popovski, ministri aktual i Punëve të Jashtme, është kandidati më serioz për të zëvendësuar Nikolla Gruevskin në postin e kryeministrit në janar të vitit të ardhshëm, raporton gazeta KOHA. Burime zyrtare nga VMRO njoftojnë se Popovskit tashmë i është konfirmuar se emri i tij është përmendur pikërisht nga diplomatët e huaj në vend, por i njëjti emër është përmendur edhe në koloaret e euro-diplomatëve në Bruksel. Është komisari për bashkëpunim dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, ai që emrin e Popovskit ia ka theksuar kryeministrit aktual Nikolla Gruevski gjatë takimit të fundit në Bruksel, javën e kaluar. Në tryezë të bisedimeve midis Gruevskit dhe përfaqësuesve të Brukselit, kreu i VMRO-së ka përmendur emrin e ministrit aktual të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, ndërkohë që Han ka theksuar se pikërisht Nikolla Popovski është më i pranuar edhe nga opozita, meqenëse siç bëjnë të ditur në VMRO, ky i fundit nuk përmendet në asnjë nga të ashtuquajturat “bombat” e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. “LSDM nuk ka ndonjë vërejtje dhe kundërshtim ndaj Popovskit, dhe kjo është arsyeja që emri i ministrit aktual të Punëve të Jashtme është më seriozi si kryeministër i përkohshëm. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ndërkombëtarët insistojnë që me Popovskin, të mbyllin sa më shpejtë marrëveshjen e Përzhinos”, thonë në VMRO. Merret vesh se me emrin e Popovskit si kryeministër të përkohshëm parimisht janë pajtuar edhe tre përfaqësuesit e BE-së të kyçur në bisedimet midis LSDM-së dhe VMRO-së, Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgel. Madje, këta të fundit emrin e Popovskit si zëvendës të Gruevskit tashmë ia kanë bërë të ditur edhe LSDM-së. Ndryshe, nga 1 deri më 15 janar Gruevski duhet të dorëhiqet, ndërsa postin e kryeministrit të përkohshëm deri në mbarim të zgjedhjeve të prillit të vitit të ardhshëm, duhet ta mbajë kuadër i propozuar pikërisht nga VMRO, por që do të jetë i pranueshëm edhe nga BDI dhe LSDM. Me marrëveshjen nga Përzhino është paraparë edhe inaugurimi i Qeverisë së re më 15 janar të vitit 2016, 100 para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 24 prill të vitit 2016. Programi i Qeverisë është i kufizuar në organizim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *