Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Afera “Magjar Telekom” të zbardhet nga ana e Prokurorit Special

PPD: Afera “Magjar Telekom” të zbardhet nga ana e Prokurorit Special

7 shtator-Partia për Prosperitet Demokratik kërkon që kjo aferë të zbardhet edhe nga ana e Prokurorit Special i dakorduar nga Marrëveshja e Përzhinos përderisa në ndërkohë BDI ta lëshojë urgjent Qeverinë dhe të inkriminuarëve eventualë në këtë aferë tu sekuestrohen pasuritë e paligshme dhe të përgjigjen para gjyqit.

Afera “Magjar Telekom” e inicuar nga Komisioni amerikan për letra me vlerë (SEC) pranë Gjykatës së Nju Jorkut poqese përfundon me dënime të aktorëve të përfshirë në vepra korruptive njëherë e përgjithmonë do t’ju jep përgjigje dilemave të shqiptarëve të Maqedonisë pse BDI nuk e lëshon qeverinë edhe sikur ta tërhjekish zvarrë me bulldozerë ndërsa liderëve të tyre të cilët rrokën pushkën për dollarë dhe euro dhe i morrën në qafë bijtë më të mire të popullit do t’ua shpalojnë fytyrën e tyre të zezë si katrani.

Partia për Prosperitet Demokratik kërkon që kjo aferë të zbardhet edhe nga ana e Prokurorit Special i dakorduar nga Marrëveshja e Përzhinos përderisa në ndërkohë BDI ta lëshojë urgjent Qeverinë dhe të inkriminuarëve eventualë në këtë aferë tu sekuestrohen pasuritë e paligshme dhe të përgjigjen para gjyqit.

PPD apelon te të gjitha forcat intelektuale e politike të bashkohen dhe ti venë pike kësaj të keqeje që gati dy decenie i nëpërkëmbë me pashpirt të drejtat kombëtare shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *