Home / Lajme / Maqedoni / PPD-ja do të organizojë protestë në Tetovë kundër Teuta Arifit

PPD-ja do të organizojë protestë në Tetovë kundër Teuta Arifit

Tetovë, 25 Shtator – Partia për Prosperitet Demokratik – PPD në javët që vijnë do të organizoj protestë në qytetin e Tetovës me temë: Mungesa e ujit të pijes, Helmimi i qytetarëve me gazrat vdekjeprurëse të “Jugohrom”-it, dhe Helmimi nga gazrat me rastin e riaktiivizimit të deponisë në Tetovë.

Ju informojëm se Partia për Prosperitet Demokratik – PPD ka sjellur vendim që të organizojë një tubim proteste në Tetovë në javët që vijnë ku temë do të jenë:

– Mungesa e ujit të pijes për qytetin e Tetovës

– Helmimi i qytetarëve me gazrat vdekjeprurëse të “Jugohrom”-it,

– Helmimi nga gazrat me rastin e riaktiivizimit të deponisë në Tetovë.

PPD, si parti opozitare, I INKURAJON të rinjtë dhe të rejat, nënat, OJQ, nxënës e intelektualë të çfarëdo provinience qofshin ato, që të jenë pjesë e këtij manifestimi, dhe atë:

– me bashkëveprim, ose

– me përkrahje.

UJI I KULLUAR DHE I BOLLSHËM SI DHE AJRI I PASTËR NUK KANË NGJYRË POLITIKE ATO JANË SHUARJA E ETJES DHE FRYMËMARRJA E ÇDO KUJT!

NE VIJMË PAS JUSH, NA THIRRNI!

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *