Home / Lajme / Maqedoni / PPD kërkon nga EVN të sqarojë se si “u zhdukën” nga faturat 33,3%

PPD kërkon nga EVN të sqarojë se si “u zhdukën” nga faturat 33,3%

17shtator-PPD kërkon nga EVN të sqarojë se si “u zhdukën” nga faturat 33,3% famoze në emër të “fuqi e angazhuar”, athua konsumatorët ende e paguajnë atë apo u zhdukën nga përllogaritja si “peshqesh për qytetarët” nga ana e EVN?

Partia për Prosperitet Demokratik disa herë ka konstatuar se vendin në vjeshtë do ta kaplojë krizë e thellë energjetike por këto sinjalizime nuk u morrën seriozisht nga ana e Qeverisë.

I ashtuquajturi “Komision qeveritar për prerjen e druve” ende nuk i jep rezultatet e duhura në zbutjen e krizës me furnizimin e tregut me dru për djegëje dhe për këtë çmimi i druve e ka arritur rekordin pesëdhjetvjeçar prej 65 euro për metër kub.

PPD është e habitur se nga vjen guximi i Qeverisë të hyjë në konflikt me Agjensionin evropian për energjetikë dhe me Bashkimin Evropian në lidhje me liberalizimin e energjisë elektrike dhe pyetë se si erdhi deri në mjaltizimin e marrëdhënieve konfliktuoze të para dy viteve midis Qeverisë dhe EVN dhe mos vallë pas skene po mëshihet ndonjë bashkëpunim i mëshehtë mes tyre në kurriz të buxhetit të konsumatorëve.

PPD kërkon nga EVN të sqarojë se si “u zhdukën” nga faturat 33,3% famoze në emër të “fuqi e angazhuar”, athua konsumatorët ende e paguajnë atë apo u zhdukën nga përllogaritja si “peshqesh për qytetarët” nga ana e EVN?

PPD i shtron pyetje Qeverisë athua në ligjin e ri për energjetikë i cili do të hartueka sipas kritereve të BE-së do të lejohet liberalizimi i shpejtë i tregut të energjisë elektike dhe sa deri më tani vendi ka pësuar në ecjen e tij drejt rrugës së evrointegrimeve me refuzimin kryeneç të Qeverisë për liberalizimin e energjisë elektrike me argumentin se këtë e bënë që ta evitojë shtrenjtimin e rrymës elektrike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *