Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov në Forumin ekonomik në Poloni

Presidenti Ivanov në Forumin ekonomik në Poloni

8 shtator-Siç njoftoi kabineti i presidentit, në suaza të forumit, Ivanov do të mbajë fjalim në sesion e titulluar “Drejt Evropës fleksibile: Strategji për ardhmërinë” dhe në forumin e liderëve të rinj në sesionin “Liderët e së nesërmes – Çfarë liderë i nevojiten Evropës në shekullin 21”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Polonisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e 25-të ekonomik, që do të mbahet në Krunicë – Zdrunjë.

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në suaza të forumit, Ivanov do të mbajë fjalim në sesion e titulluar “Drejt Evropës fleksibile: Strategji për ardhmërinë” dhe në forumin e liderëve të rinj në sesionin “Liderët e së nesërmes – Çfarë liderë i nevojiten Evropës në shekullin 21” . Në qendër të forumit të sivjetmë është situata ekonomike dhe politike në Evropë dhe botë, siguria energjetike dhe inovacionet.

Gjatë vizitës është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim me presidentin e Republikës së Polonisë Andrej Duda.

Forumi ekonomik, i cili këtë vit mbahet për të 25-ën herë, paraqet konferencën më të madhe dhe më me renome në Evropën Qendrore dhe Lindore me përqendrim në ekonominë dhe politikën në këtë pjesë të kontinentit. Qëllimi i kësaj nisme është të krijohet klimë më e volitshme për zhvillim të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në Evropë.

Në delegacionin e Maqedonisë të kryesuar nga presidenti Ivanov është edhe ministri pa dikaster, Furkan Çako, i cili para biznesmenëve polakë do

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *