Home / Lajme / Maqedoni / Publikohet thirrja e dytë e Fondit për inovacione, në dispozicion 1,3 milionë euro

Publikohet thirrja e dytë e Fondit për inovacione, në dispozicion 1,3 milionë euro

22 shtator-
Jasmina Poposka, drejtoresh e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, theksoi se kushtet për start ap instrumentin dhe instrumentin për komercionalizimin e inovacioneve janë të ngjashme.

Një milionë e 300 mijë euro është buxheti me të cilin përmes graneteve të bashkëfinancuara Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik do t’i mbështetë projektet e kompanive.

Me thirrjen e dytë për financim propozim projektet që Fondi e publikoi dje, buxheti i përgjithshëm është shpërndarë në tre instrumente. Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë deri më datën 21 të muajit të ardhshëm.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevski sot informon se grantet bashkëfinancuese për shoqata të pathemeluara tregtare, start-ap dhe spin-of do të ndahen deri 30.000 euro për projekt, ndërsa buxheti i përgjithshëm për këtë instrument arrin 300.000 euro. Deri 100.000 euro për projekt do të ndahen grante të bashkëfinancuara dhe borxhe të kushtëzuara për komercionalizimin e inovacioneve, për të cilin instrument në dispozicion janë 600.000 euro. Grante bashkëfinancuese për transfer të teknologjive Fondi për inovacione do të ndajë deri 200.000 euro për projekt. Buxheti i përgjithshëm në këtë bazë arrin 400.000 euro.

Dallimi nga thirrja e parë e cila u hap për start ap ndërmarrjet të cilat ekzistojnë të paktën deri 6 vjet, sipas Peshevskit, është ajo që në këtë thirrje kanë mundësi të aplikojnë edhe ndërmarrje më të pjekura sepse përmes instrumentit për komercionalizim të inovacioneve financohen një numër i madh projektesh në fazën më të avancuara.

“Pikërisht te komercionalizimi i inovacioneve inkurajohet bashkëpunim mes ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, por edhe mes shkencës dhe industrisë. Theks në bashkëpunim ka edhe te instrumenti për transfer të teknologjive, ku ikurajohet qasja sektoriale dhe qasje e përbashkët për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me qëllim impaktit më të madh ndaj sektorit dhe ekonomisë në tërësi. Me këtë instrument mbështetja është e orientuar drejt implementimit të përmirësimeve teknologjike, por edhe standardizimit dhe certifkimit të ndërmarrjeve me qëllim të konkurrencës më të madhe të ndërmarrjeve jashtë nga Maqedonia” tha në konferencën për shtyp Peshevski.

Jasmina Poposka, drejtoresh e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, theksoi se kushtet për start ap instrumentin dhe instrumentin për komercionalizimin e inovacioneve janë të ngjashme.

Me thirrjen e parë të publikuar nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik u zgjodhën 16 start ap dhe spin of ndërmarrje, të cilat veçmë punojnë në zhvillimin e projekteve inovative. Për to u siguruan 460.000 euro nga Fondi. Pjesa më e madhe nga aplikimet dhe projektet që u financuan deri tani ishin nga IT industria por theksoi Popovksa, Fondi financon projekte nga cilido sektor i degës industriale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *