Home / Lajme / Maqedoni / Raufi: Me rastin e Kumanovës mund të merret Prokurorja speciale

Raufi: Me rastin e Kumanovës mund të merret Prokurorja speciale

Shkup, 30 Shtator – Avokati mbrojtës Naser Raufi është i bindur se vonesat ndodhin për faktin që me këtë rast mund të merret prokurorja speciale Katica Janeva.

Hetimi i ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ka mbetur në “status quo”. Avokati mbrojtës Naser Raufi është i bindur se vonesat ndodhin për faktin që me këtë rast mund të merret prokurorja speciale Katica Janeva. Raufi nga ana tjetër këmbëngul se mbrojtja nuk do të rrëfehet derisa të akuzuarve nuk i prezantohen provat për të cilat ngarkohen.

“Rasti u ndërpre në procesin dëgjimor, në të cilin ne nuk deshëm të japim deklarata për arsye se nuk u prezantuan provat. Prej atij momenti, pra stadiumit të dëgjimit, pra prej ku nuk kishte sukses pasi ne insistojmë t’i shohim provat dhe sipas ligjit për procedurë penale të jepen deklaratat, praktikisht mund të them se lënda është në “status-quo” dhe pritet që prokuroria ta mbaroj stadiumin e vetë të hetimit. Deri më tani hetimi nuk ka mbaruar, pasi ne nuk e kemi pranuar fletë-lajmërimin se hetimi ka mbaruar. Momentin e parë që do ta pranojmë, avokatët dhe të gjithë të dyshuarit për këtë rast, na takon që në afat për 15 ditë ne t’i prezantojmë provat. Mendoj se arsye për këtë vonesë është se Prokuroria speciale mund ta procedoj këtë lëndë”, deklaroi Naser Raufi, avokat.

Raufi pret që ditëve të ardhshme të pranoj fletë-lajmërimin për mbarimin ose jo të hetimeve, pasi sipas tij më 9 nëntor skadon afati 6 mujor i aktakuzës. Paragrafi 206 i ligjit për procedurë penale, i garanton të akuzuarve mos deklarimin para prokurorit, pa mos iu prezantuar provat me të cilat ngarkohet.

Ligji për procedurë penale, Neni 206

Para çdo marrje në pyetje, i akuzuari patjetër duhet të informohet:

– Për çka akuzohet dhe cilat janë dyshimet bazike ndaj tij;

– Nuk është i obliguar të mbrohet, as të përgjigjet në pyetjet e parashtruara, mirëpo deri sa deklarohet, deklarata e tij mund të përdoret në procedurën kundër tij;

– Mund të marr mbrojtës me zgjedhjen e tij dhe përveç që mund të këshillohet me të, mbrojtësi mund të marrë pjesë edhe gjatë marrjes në pyetje.

Avokatia tjetër mbrojtëse, Artene Ademi ishte e pakapshme për prononcim. Për rastin e Kumanovës ku humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, akuzohen 33 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *