Home / Lajme / Maqedoni / Reagimet në rrjetet sociale kundër Alitit janë që ai duhet të jetë i pari që vullnetarisht të dorëhiqet dhe t’i hap rrugën reformave

Reagimet në rrjetet sociale kundër Alitit janë që ai duhet të jetë i pari që vullnetarisht të dorëhiqet dhe t’i hap rrugën reformave

19 shtator-
Reagimet në rrjetet sociale kundër Alitit janë që ai duhet të jetë i pari që vullnetarisht të dorëhiqet dhe t’i hap rrugën reformave. Aliti një vit më parë pas një beteje të ashpër lokale të integristëve arrin të zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në komunën e Sarajit, edhe pse opsionet ishin për disa figura të rej

Deklaratat e zyrtarit të lartë të BDI-së, Rafis Aliti se kësaj partie i nevojiten reforma ka nxitur reagime të brendshme dhe komente të ndryshme në rrjetet sociale.

Reagimet kanë pasuar edhe nga fraksioni i kësaj partie në komunën e Sarajit, që udhëhiqet nga Blerim Bexheti. Ky grupim është në luftë të hapur politike me grupimin e Rafis Aliti.

Reagimet në rrjetet sociale kundër Alitit janë që ai duhet të jetë i pari që vullnetarisht të dorëhiqet dhe t’i hap rrugën reformave. Aliti një vit më parë pas një beteje të ashpër lokale të integristëve arrin të zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në komunën e Sarajit, edhe pse opsionet ishin për disa figura të reja. Veterani i BDI-së mori këtë pozitë për shkak të humbjes së postit të nënkryetarit të BDI-së në nivel qendror.

Zgjedhja e tij në detyrën e shefit lokal të integristëve që nga ajo kohë ka nxitur reagime. Konfliktet e brendshme shpërthyen edhe dy muaj më parë kur u bënë emërime të përfaqësuesve të BDI-së së Sarajit në nivele të zv/drejtorëve por pa u konsultuar kryetari i degës Aliti. Kjo nxiti edhe reagimin e tij publik që atakoi zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, i cili mban lidhjet e tij me Blerim Bexheti, i cili megjithatë është pjesë e sekretariateve të BDI-së.

Në intervistën për gazetën “Utriski vesnik”, Haliti ka folur për zhvillimet e fundit në BDI, aferat korruptive si dhe për paralajmërimet për përçarje brenda kësaj partie.

“Kuptohet se ky ambient politik ndikon edhe në radhët partiake të BDI-së. unë do të them se anëtarësia dhe strukturat e BDI-së kërkojnë reforma. Ne jemi të vetëdijshëm se ai proces i reformave nuk mund të realizohet brenda një dite. Ai procesi i reformave duhet të jetë permanent. Këtë e them sepse anëtarësia jonë kërkon që ato kuadro që janë dëshmuar në punën e tyre të vazhdojnë edhe më tej. Mirëpo ato kuadro që kanë fituar besimin e BDI-së, kurse nuk janë dëshmuar ose e kanë prishë imazhin e partisë, gjithsesi se duhet të ndërrohen dhe të pushojnë”, ka deklaruar Aliti.

Sipas tij, nëse nuk ndodhin reforma, nëse nuk ndodhin ndryshime, BDI përfundimisht do të humbë një pjesë të madhe të besimit te votuesit.

Rafis Aliti është një nga funksionarët e pandryshueshëm për 13 vite të kësaj partie, i cili gëzoi postet më të larta shtetërore, duke qenë deputetë në gjitha mandatet, nënkryetar partie, nënkryetar Parlamenti, drejtor i Postave të Maqedonisë dhe sërish në postin e nënkryetarit të Parlamentit dhe paralelisht kryetar dege i BDI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *