Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Lëvizja Uniteti për vjedhje të emrit nga partia e Gëzim Ostrenit

Reagon Lëvizja Uniteti për vjedhje të emrit nga partia e Gëzim Ostrenit

22 shtator-Njëkohësisht, Lëvizja Uniteti vlerëson që nuk është as e ndershme dhe as e moralshme që të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese nga subjekte tjera në formim e sipër. Kjo për më tepër nëse rasti ka të bëjë me organizma me veprimtari të përafërt ose të njëjtë.

Pas përçarjes së BDI-së dhe fillimi i një nisme të re me emrin UNITETI nga Gëzim Ostreni dhe Zulfi Adili ka reaguar edhe Lëvizja Uniteti duke thënë se nuk është e ndershme të përdoret emri i Lvëizjes së tyre nga një subjekt i cili është duke u themeluar. Lëvizja Uniteti përbëhet nga mbi 20 Shoqata dhe grupe tjera joformale, aktivistë dhe intelektualë tjerë me vlera dhe kontribute përgjatë viteve në shoqëri, raporton TetovaSot

Ja edhe reagimi i tyre i plotë

“Lëvizja Uniteti, është duke ndjekur me interes informacionet e fundit në media në lidhje me lajmin për daljen në skenë të një strukture politike me emërtimin e njëjtë.

Lëvizja Unitet apelon deri tek mediat që të mos përdoren emra të përveçëm në lidhje me të. Momentalisht, ajo është organizatë me strukturë horizontale organizative dhe pa udhëheqës të veçantë.

Lëvizja Uniteti, është një Lëvizje civile politike e formuar me vullnetin e lirë të pjesëmarësve në mbledhjen themeluese të mbajtur në Tetovë, datë 20 qershor 2015 kur edhe është nënshkruar vetë akti i themelimit.

Lëvizja Uniteti përbëhet nga mbi 20 Shoqata dhe grupe tjera joformale, aktivistë dhe intelektualë tjerë me vlera dhe kontribute përgjatë viteve në shoqëri. Ajo paraqet një bllok liberal dhe konstruktiv opozitar të njerëzve vullnetmirë që duan të avancojnë proceset emancipuese në shoqëri.

Në këtë drejtim, Lëvizja Uniteti ka ndërmarë disa aksione dhe reagime konkrete me të cilat është njoftuar opinioni i gjerë këtu por edhe jashtë në Kosovë, si me rastin e themelimit të te a.q Asociacionit të komunave serbe atje.

Lëvizja Uniteti ka aktualisht statusin e një Lëvizje civile politike, liberale, sociale të hapur për qytetarin aktiv dhe të pavarur në shoqëri. Ajo për momentin nuk është subjekt shoqëror tip partie politike.

Lëvizja Uniteti nuk paragjykon veprimtarinë apo ideologjinë e partive politike ekzistuese apo tjera që mund të formohen në periudhën kohore në vazhdim. Përkundrazi, mendojmë që çdo subjekt i ri është i mirëseardhur për të dhënë një kontribut real në drejtim të pasurimit me ide dhe koncepte të reja të jetës politike të shqiptarëve të këtushëm.

Njëkohësisht, Lëvizja Uniteti vlerëson që nuk është as e ndershme dhe as e moralshme që të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese nga subjekte tjera në formim e sipër. Kjo për më tepër nëse rasti ka të bëjë me organizma me veprimtari të përafërt ose të njëjtë.

Për këto arsye, Lëvizja civile politike Uniteti, themeluar nga mbi 20 shoqata, grupime civile dhe intelektualë tjerë të pavarur, kërkon nga grupi në fjalë që mundësisht, mos përdorë emërtimin që tashmë ekziston dhe është i një Lëvizje të caktuar.

Këtë kërkesë dhe lutje publike, Lëvizja Uniteti e lëshon në emër të transparencës dhe korektesës në raport me grupin në fjalë si dhe me opinionin e gjerë në përgjithësi.

Lëvizja Uniteti është e hapur për bashkëpunim të sinqertë, serioz dhe transparent me të gjitha subjektet politike, civile apo edhe tjera shqiptare në IRJ të Maqedonisë, gjithnjë nëse synimi i përcaktuar qartë është dhe mbetet, mbrojtja dhe avancimi i interesit kolektiv të popullit shqiptar këtu”, shkruhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *