Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Drejtori i shkolles mohon rastin

Rrahje mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Drejtori i shkolles mohon rastin

29 Shtator – Sipas dëshmitarëve, nga rrahja (përleshja fizike) më së keqi ka kaluar drejtori i shkollës së mesme tregtare SH.Z., i cili është edhe kandidat i ri për drejtor në Fondin Pensional, nga radhët e BDI-së.

Mbrëmë (E hënë), sic kanë njoftuar dëshmitarët për portalin “Libertas”, para kafiterisë “Libraria e Carshisë” në Carshinë e vjetër në Shkup, anëtarë të BDI-së janë përleshur fizikisht mes vete, ndërkohë që ka patur edhe gjuajtje nga armë zjarri në ajër.

Sipas dëshmitarëve, nga rrahja (përleshja fizike) më së keqi ka kaluar drejtori i shkollës së mesme tregtare SH.Z., i cili është edhe kandidat i ri për drejtor në Fondin Pensional, nga radhët e BDI-së.

Sh. Z., sic thuhet, është rrahur nga një koleg i tij, profesor në një shkollë tjetër i quajtur Bulgin!

Incidenti në fjalë nuk ka përfunduar vetëm me rrahje, por i rrahuri SH.Z., pak me vonë është kthyer dhe ka gjuajtur nga pistoleta e tij, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja, kanë rrëfyer për “Libertas” dëshmitarë okularë./
Drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, Shaip Zeneli ka përgënjeshtruar lajmin për kinse rrahje në Çarshinë e vjetër, informacion i liferuar nga disa portale maqedonase.

“Kategorikisht e mohoj një informacion të tillë. Janë trillime dhe konstruksione mediale. Asgjë nuk ka të bëjë me të vërtetën”, ka thënë për Aktuale.mk, Zeneli.

Portale të vendit, mes tjerash “Libertas”, shkroi se ngjarja ka ndodhur para kafiterisë së Librarisë së Çarshisë, mes aktivistëve të BDI-së, ku kinse është përfshirë edhe Zeneli, pastaj i rrahur, por ja që kjo s’ka të bëjë aspak me të vërtetën.

Rasti është demantuar edhe nga kolegu i tij, i përmendur kinse në incidentin në kafiterinë para Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *