Home / Lajme / Maqedoni / Rruga industriale arenë e aksidenteve (VIDEO)

Rruga industriale arenë e aksidenteve (VIDEO)

Tetovë, 15 shtator – Aksidenti i radhës ka ndodhur sot në orët e pasditës kur një veturë e tipit Mercedes ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e cila nga godtija ka rënë në anën e kudnërt të rrugës duke rrezikuar kështu automjetet të cilët lëviznin në atë kohë. Është shkaktuar vetëm dëm i konsiderueshëm material.

Rruga industriale në Tetovë vazhdon të jetë një arterie e rrezikshme për vozitësit. Kjo rrugë gati se një vit është shndërruar në një arenë të aksidenteve të përditshme. Zakonisht vozitësit në këtë rrugë godasin shtylla elektrike kurse disa përfundojnë edhe në lokalet tregtare që janë në këtë pjesë. Aksidenti i radhës ka ndodhur sot në orët e pasditës kur një veturë e tipit Mercedes ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike e cila nga godtija ka rënë në anën e kudnërt të rrugës duke rrezikuar kështu automjetet të cilët lëviznin në atë kohë. Është shkaktuar vetëm dëm i konsiderueshëm material. Disa ditë më parë në këtë rrugë u aksidentua një veturë e tipit Ford Eskort ku u lënduan rëndë katër persona. Poashtu gjatë roëve të mbrëmjes në këtë rrugë ndodhin shumë aksidente si pasojë e vozitjes me shpejtësi të lartë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *