Home / Lajme / Maqedoni / Sallë e re sporti në Reçicë

Sallë e re sporti në Reçicë

3 shtator-Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi se është denarë të punohet për gjeneratat e reja dhe të lihen gjurmë që kanë vlera. Sipas Ahmetit, nuk duhet që të merremi me punë astronomike dhe galaktike, por të punojmë për përmirësimin e kushteve për qytetarët

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi lëshuan në përdorim sallën e re sportive, në kuadër të shkollës fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe. Salla e re shkollore me dimensione 1300 metra katrorë siguron kushtet e nevojshme për të gjitha grupet sportive si, hendboll, basketboll, futboll i vogël dhe volejboll, ku gjithashtu me pajisjen e sallës me rekuizita sportive do të mundësohet edhe realizimi i të gjitha ushtrimeve gjimnastikore. Në këtë mënyrë krijohen kushte për sport për 688 – të nxënësit nga shkolla. Njëkohësisht, salla disponon me tribunë për shikues me kapacitet nga 400 ulëse, kurse si pjesë e infrastrukturës janë edhe gardërobat, tush – kabinat, tualetet, hapësira për akomodim të rekuizitave sportive si dhe hapësira të veçanta për mësimdhënësit nga lënda – sport dhe aktivitete sportive. Gjatë projektimit dhe ndërtimit të sallës sportive janë marrë parasysh të gjitha standardet e fundit për ndërtimin e këtij lloji të objekteve dhe në veçanti është marrë parasysh siguria dhe cilësia e materialeve dhe efiçienca energjetike. “Me këto investime do të tejkalohen problemet e kamotshme të sigurimit të kushteve themelore për mbajtjen e mësimit të lëndës së sportit dhe aktivitete sportive, të cilat në afat të gjatë do të sigurojnë një nivel më të lartë të cilësisë së sportit dhe aktiviteteve sportive në shkollat tona. Paralelisht, do të motivojë studentët aktualë të jenë anëtarë të klubeve sportive, ekipeve dhe të konkurrojnë për të arritur rezultate më të mira në sportet për të cilat janë orientuar vetë. Unë besoj se e gjithë kjo do të jetë një nxitje që shpresat tona të ardhshme të marrin pjesë në mënyrë aktive edhe në olimpiada dhe gara të rëndësishme ndërkombëtare”, theksoi me këtë rast ministri Ademi. Ndërkohë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi se është denarë të punohet për gjeneratat e reja dhe të lihen gjurmë që kanë vlera. Sipas Ahmetit, nuk duhet që të merremi me punë astronomike dhe galaktike, por të punojmë për përmirësimin e kushteve për qytetarët. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërkohë ka rikujtuar nxënësit që humbën jetën gjatë vërshimeve dhe nënvizoi se kujtimi më i mirë për ata është që nxënësit të mësojnë dhe ti përkushtohen dijes. Kjo sallë shkollore është pjesë e zbatimit të Projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë “Ndërtimi dhe furnizimi me pajisje të 145 sallave sportive shkollore”, realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Si pjesë e projektit, në Komunën e Tetovës tashmë janë ndërtuar dhe vënë në përdorim sallat sportive në kuadër të shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtein”, shkollës së mesme komunale “Kiril Pejçinoviç”, si dhe në kuadër të shkollës së mesme tekstile “Goce Stojceski”. Gjithashtu, ka filluar ndërtimi i dy sallave sportive në shkollat e mesme “Mosha Pijade” dhe “8 Shtatori”

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *