Home / Lajme / Maqedoni / Seanca të tre komisioneve kuvendore

Seanca të tre komisioneve kuvendore

16 shtator-Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për pagesën e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe Propozim – ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve në lexim të dytë.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike për mbrojtje dhe siguri dhe çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hotelierike, të Ligjit për automjete, të Ligjit për statistikë shtetërore, të Ligjit për shoqëritë tregtare, të Ligjit për sistem me një sportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, të Ligjit për zona zhvillimore teknologjike industriale, të Ligjit për kontrollin e lëndëve prej metaleve të çmuara…, të gjitha në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri duhet t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhimin dhe qarkullimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për pagesën e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe Propozim – ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve në lexim të dytë.

Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve do t’i përcaktojë Propozim – vendimin për plotësimin e Vendimit për përzgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit të Kanalit kuvendor dhe Propozim – vendimin për plotësimin e Vendimit për përbërjen e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonis

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *