Home / Lajme / Maqedoni / SHBA: Të mos pengohet puna e prokurorit special, përgjimet të hetohen

SHBA: Të mos pengohet puna e prokurorit special, përgjimet të hetohen

3 shtator- Ne presim që të gjitha procedurat gjyqësore në Maqedoni të zbatohen në përputhje të plotë me parimet e të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe praktikën relevante gjyqësore në bazë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe partitë politike që të mos pengojnë punën e prokurorit special dhe zbatimin e marrëveshjeve të 2 qershorit dhe 15 korrikut. SHBA-ja vlerëson se hetimi i indikacioneve për krim që dalin nga materialet e përgjuara është në interes të qytetarëve të Maqedonisë.
“Të gjitha pjesët e marrëveshjeve të 2 qershorit dhe të 15 korrikut duhet të implementohen me qëllim që Maqedonia të zgjidh dhe të tejkalojë krizën aktuale politike. Ftojmë qeverinë e Maqedonisë dhe të gjitha partitë politike të sigurojnë që nuk do të ndërmerren veprime që pengojnë aftësinë e prokurorit special për të vepruar me autonomi të plotë, siç kërkohet në marrëveshjet e lartëpërmendura. Ne besojmë se një shqyrtim i besueshëm i rasteve që rrjedhin nga dhe kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimeve është në interes të të gjitha partive dhe të popullit të Maqedonisë. Ne presim që të gjitha procedurat gjyqësore në Maqedoni të zbatohen në përputhje të plotë me parimet e të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe praktikën relevante gjyqësore në bazë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *