Home / Lajme / Maqedoni / Shembet murri mbrojtës, ndërpritet komunikacioni Shipkovicë-Brodec-Veshallë, Bozovcë

Shembet murri mbrojtës, ndërpritet komunikacioni Shipkovicë-Brodec-Veshallë, Bozovcë

Tetovë, 25 Shtator – Shembet muri në gjatësi prej 20 metra dhe lartësi 6 metre dhe e ka ndërprerë komunikacionin nga Shipkovica në fshatrat Brodec, Veshallë dhe Bozovc.

Dhjetëra metra gjatësi dhe rreth gjashtë metra lartësi murri mbrojtës është shembur dhe e ka ndërprerë komunikacionin nga fshati Shipkovicë në fshatrat Brodec, Veshallë dhe Bozovcë, informon sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marijan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Shembja e një pjese të murit që ishte rreth njëzet metra i gjatë ka ndodhur mbrëmë pak pas orës një të mesnatës dhe me këtë rast nuk ka persona të lënduar apo automjete të dëmtuara.

Janë njoftuar autoritetet lokale në Tetovë dhe institucionet e tjera që duhet të reagojnë dhe ta largojnë materialin që e pengon komunikacionin. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *