Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet fillimi i vitit të ri shkollor

Shënohet fillimi i vitit të ri shkollor

1 shtator-Ademi potencoi se vazhdojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Këtë gjë e dëshmon edhe ndërtimi i objektit të ri shkollorë në SH.F “ Nevena Georgieva – Dunja”, investim në vlerë prej 75 milionë denarësh.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015/2016, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi vizitoi shkollën fillore “ Pashko Vasa” në fshatin Grupçin, Komuna e Zhelinës, por gjithashtu mori pjesë edhe në vendosjen e gurë themelit të objektit të ri shkollor në SH.F “ Nevena Georgieva – Dunja” në Komunën e Kisella Vodës. Ademi të gjithë nxënësve ju uroi sukses në vitin e ri shkollor duke theksuar se këtë vit do të ketë risi, me qëllim të ngritjes së cilësisë në procesin arsimor.
“ Risi është se nuk do të ketë dënime për mësimdhënësit për vlersimin ekstern. Por do të ketë vetëm shpërblime për mësimdhënësit më të mire. Gjithashtu këtë vitë planifikojmë të themelojmë Akademinë për mësimdhënës, e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë në mësim” theksoi Ademi.
Ademi shtoi se edhe këtë vit shkollor janë ndarë libra falas, të siguruar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“ Vazhdojmë me projektin për adaptimin e librave nga program i Kembrixhit për klasën e katërt, pestë dhe gjashtë. Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë deri në klasën e nëntë” tha Ademi.
Ademi potencoi se vazhdojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Këtë gjë e dëshmon edhe ndërtimi i objektit të ri shkollorë në SH.F “ Nevena Georgieva – Dunja”, investim në vlerë prej 75 milionë denarësh.
“Në objektin ekzistues të SH.F. “Nevena Georgieva – Dunja”, më shumë se 40 vjet mësimi zhvillohet në objekt montues të kohës së dikurshme, por së shpejti do të lulëzojë objekt i ri shkollorë.
Objekt i ri shkollorë do të jetë objekt me konstruksion më bashkëkohorë dhe do të përfshijë katin përdhesë dhe një kat, kurse një pjesë nga objekti do të përmbajë hapësira – podrum në të cilën do të vendoset klasë për mekanikë, punëtori, depo, ndërsa në pjesën tjetër të shkollës do të vendosen kabinete, klasa dhe hapësira për administratën e shkollës” shtoi Ademi.
Numri i përgjithshëm i nxënësve është 187 000 nxënës të shkollave fillore prej të cilëve 20 000 janë në klasë të parë dhe 81.000 nxënës të shkollave të mesme dhe rreth 19 000 në vitin e parë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *