Home / Lajme / Rajon / Situatë e rënduar në Medvegjë, shqiptarët pengohen për të votuar

Situatë e rënduar në Medvegjë, shqiptarët pengohen për të votuar

13 shtator-
Ndryshe, në këto zgjedhje po marrin pjesë pesë lista zgjedhore – tri serbe e dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10.500 votues, transmeton Koha.net.

Në Medvegjë autoritetet serbe vazhdojnë të bllokojnë shqiptarët për të mos shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Qindra familje medvegjase me qëndrim të përkohshëm në Kosovë janë bllokuar në kufi për t`u mos u lejuar për të shkuar për të votuar në vendlindjen e tyre.

Kjo situatë po ndodhë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, ku shumë familje janë bllokuar dhe se arsyetimi i autoriteteve serbe ka qenë se “kinse ka dështuar sistemi kompjuterik”. Gjendjen e rëndë e ka përshkruar edhe prof.Rexhep Abazi, i cili gjithashtu ka nënvizuar se është i bllokuar për të kryer aktivitetet e tij. Sipas tij, disa familjarë janë bllokuar në kufi të Kosovës me Serbinë (në Mutivodë) për ditën e zgjedhjeve çnë Medvegjë].

“Më thanë se përveç autobusëve, janë edhe rreth 200-300 vetura të bllokuara nga Serbia në kufi për arsye kinse të dështimit të sistemit”, thotë ai.

Ndryshe, në këto zgjedhje po marrin pjesë pesë lista zgjedhore – tri serbe e dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10.500 votues, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë janë shpallur nga presidentja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, pasi më 8 qershor, Qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Arsye për këtë vendim të qeverisë ishte, siç ishte thënë asokohe, fakti se nuk ishte mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal brenda afatit të paraparë ligjor.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *