Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: VMRO-ja në mënyrë tinëzare fshin Badinterin, Todorov përjashtohet nga negociatat

Skandal: VMRO-ja në mënyrë tinëzare fshin Badinterin, Todorov përjashtohet nga negociatat

25 shtator-Ndryshimi i tekstit ligjor kishte kaluar pa u vërejtur nga partitë shqiptare në Parlament. Reagimet ndaj tij erdhën vetëm dje, gjatë diskutimeve në grupin e punës, nga përfaqësuesi i BDI-së Artan Grubi.

Teksti i Ligjit për Prokurorinë Speciale, i përpiluar bashkërisht nga 4 partitë politike dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë, është ndryshuar rrugës për në Kuvend nga përfaqësuesit e VMRO-së, merr vesh Alsat M.

Në mënyrë tinëzare është shkurtuar alineja e dytë e nenit 3, prej ku është hequr paragrafi që garantonte votimin me Badinter në Këshillin e Prokurorëve, për zgjedhjen e Prokurores Speciale. Versioni i ndryshuar parashikon votim me Badinter vetëm në Kuvend, por jo edhe në Këshillin e Prokurorëve.

Ndryshimi i tekstit ligjor kishte kaluar pa u vërejtur nga partitë shqiptare në Parlament. Reagimet ndaj tij erdhën vetëm dje, gjatë diskutimeve në grupin e punës, nga përfaqësuesi i BDI-së Artan Grubi.

Burime nga bisedimet theksojnë për Alsat M se pasi është konstatuar që falsifikimi është kryer nga VMRO DPMNE-ja, ndërmjetësi Piter Van Haute ka përjashtuar përfaqësuesin e tyre Nikolla Todorov nga grupi i punës. Todorov është konsideruar si jo-i besueshëm për të marrë pjesë në punimet e mëtejshme të grupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *