Home / Lajme / Rajon / Sllovenia përdor gaz lotësjellës ndaj refugjatëve

Sllovenia përdor gaz lotësjellës ndaj refugjatëve

19 shtator-Kalimi kufitar Harmica ka qenë plotësisht i bllokuar. Policia e Sllovenisë ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe një grua është alivanosur, pas së cilës refugjatët janë tërhequr.

Policia sllovene ka dërguar përforcime te kalimi kufitar Harmica pasi që refugjatët kanë arritur ta kalojnë kufirin nga ana kroate, shkruan Veçernji List e Kroacisë.

Rreth 50 policë të forcave speciale kanë shkuar në kufi ndërsa refugjatët vazhdojnë të arrijnë.

Kalimi kufitar Harmica ka qenë plotësisht i bllokuar. Policia e Sllovenisë ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe një grua është alivanosur, pas së cilës refugjatët janë tërhequr.

Situata edhe më tej është e tendosur, shkruan “Veçernji List” ndërsa gjatë incidentit janë lënduar dhjetë persona.

Policia më herët ka bllokuar rrugën për qindra refugjatë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin slloven nga fshati Harmica.

Refugjatët e kanë kaluar urën e vogël që është në zonën neutral, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një grua me një lule, por në rrugë u ka dalë njësia speciale e Policisë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *