Home / Lajme / Maqedoni / Të burgosurit në 5 burgje të vendit janë hedhur në grevë urie

Të burgosurit në 5 burgje të vendit janë hedhur në grevë urie

18 shtator-Ndërkaq, drejtuesit e burgut të Idrizovës pranojnë se institucioni që ata drejtojnë ka mungesë të kushteve dhe se burgu, ka më shumë të burgosur nga kapacitetet në dispozicion.

Mijëra të burgosur nëpër burgjet e Maqedonisë, që nga dita e djeshme janë hedhur në grevë urie. Arsye, janë kushtet e papërshtatshme në këto qendra. Burgjet në të cilat të burgosurit po bojkotojnë, janë ai i Shtipit, Idrizovës, Strumicës, Prilepit dhe Gjevgjelisë, ndërsa deri në fund të javës pritet t’i bashkëngjiten edhe të burgosurit në Kumanovë, Strugë, Manastir dhe Tetovë. Ndërkohë, në bashkëpunim me të burgosurit është ngritur iniciativë qytetare për ndryshimet e ligjit për amnisti, i cili parashikon amnistimin e të burgosurve të cilëve i kanë mbetur 40% e masës së dënimit. Iniciatorja Meri Nikollova, fton qytetarët, familjet e të burgosurve por edhe përfaqësuesit politik, t’i bashkëngjiten nismës.

“Të hënën, në mënyrë masive i ftoj të gjithë qytetarët, nga ora 12 deri në orën 14, para Kuvendit. Nëse marrin përgjigje pozitive do të jemi falënderues, në të kundërtën do të vendosim kampe tek parku i gruas ku do të qëndrojmë 24 orë dhe çdo ditë do të bllokojmë rrugën. Nuk tërhiqemi, i bëjmë thirrje të gjithëve, edhe opozitës edhe pozitës, edhe atyre të pavendosur, të na ndihmojnë në luftë kundër padrejtësive. Nëse ky parlament miraton nga dy-treqind ligje për një ditë, pse mos te jetë edhe ligji për amnisti njëri ndër to. I ftoj të gjithë, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, serb dhe të gjithë të pakënaqurit dhe gjithë ata që i është bërë padrejtësi, të na bashkëngjiten dhe të zhvillojmë betejën së bashku”, deklaroi Meri Nikollova, Iniciator.

Ndërkaq, drejtuesit e burgut të Idrizovës pranojnë se institucioni që ata drejtojnë ka mungesë të kushteve dhe se burgu, ka më shumë të burgosur nga kapacitetet në dispozicion.

“Kushtet janë ato që janë. Kapaciteti i burgut të Idrizovës është diku 900 të burgosur, ndërsa ne për momentin kemi 1 905. Është i tejmbushur me të burgosur, është i vjetër, i viteve 1950. Amnistia buron edhe nga ajo sepse ka edhe shumë të burgosur të pakënaqur nga trajtimet të cilat realizohen për t’i mundësuar kushte lehtësuese, por edhe iniciativat qytetare ndikojnë në këto nisma”, tha Sadush Arifi, Zëvendësdrejtor i burgut të Idrizovës.

Greva e urisë nuk do të përfundojë deri sa të burgosurit nuk marrin përgjigje pozitive nga kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski. Në rast të përgjigjes negative, të burgosurit paralajmërojnë kryengritje.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *