Home / Lajme / Maqedoni / Të gjelbërohen edhe pjesët periferike

Të gjelbërohen edhe pjesët periferike

8 shtator-Ndryshe në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, krahas rregullimit të gjelbërimit poashtu është zbukuruar edhe pjesa e hyrjes qendrrore për në Qendrën për Kulturë

Pastërtia publike në Tetovë nuk është nivel të duhur. Pjesa qendrore dhe përgjatë bulevardeve pothuasje mirëmbahet mirë, pastrohet në kohë, gjelbërimi është në nivel ndërsa në pjesët tjera në rrugë periferike gjelbërimi mungon, transmeton Tv Koha.

Ky është mendimi i qytetarëve të Tetovës të cilët shprehen se duhet angazhim më i madh i autoriteteve lokale edhe në pjesët tjera të qytetit dhe jo vetëm në qendër. Qytetarët e Tetovës shprehen se krahas mirëmbajtjes në qytet duhet më shumë pjesë të gjelbëruara ngase qyteti është ngulfatur me beton, njofton Tv Koha.

Ndryshe në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, krahas rregullimit të gjelbërimit poashtu është zbukuruar edhe pjesa e hyrjes qendrrore për në Qendrën për Kulturë. Nga NPK njoftuan se Punëtorë të ndërmarrjes nga seksioni “Parqet dhe Gjelbërimi” bënë mbjelljen e luleve në shiritin e paraparë për lule në parkun përballë Shtëpisë së Kulturës, pastrimin dhe kositjen e barit në sipërfaqet gjelbëruese të Sheshit Iliria dhe në bulevardin Ilirija. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *