Home / Lajme / Maqedoni / Të martën fillon implementimi i pilot projektit të parkimit zonal

Të martën fillon implementimi i pilot projektit të parkimit zonal

18 shtator-SMS porositë do të dërgohen në numrin 14 15 16 nga të gjithë operatorët mobil në vend, duke filluar nga ora 07.00 deri 23.00 nga e hëna deri të shtunën, ndërsa ditën e diel si dhe për festat shtetërore parkimi është falas.

Të martën më datë 22.09.2015 do të fillojë implementimi i pilot projektit të parkimit zonal në komunën e Tetovës i cili fillimisht përfshin vetëm zonën A konkretisht nënzonat A1 dhe A2 për parkim, gjegjësisht bulevardin “ILIRIA” dhe “ILINDEN”.

Informohen të gjithë qytetarët se gjatë periudhës së pilotimit të këtij projekti SMS porositë si dhe parkimi do të jetë pa pagesë, mirëpo detyrimisht duhet respektuar koha e paraparë për parkim, zona A ( A1 dhe A2 ) maksimum 3 orë. Nëse tejkalohet koha e paraparë për parkim pason bllokimi i automjetit nga shërbimi i bllokatorit, si dhe intervenimi i shërbimit të merrimangës.

SMS porositë do të dërgohen në numrin 14 15 16 nga të gjithë operatorët mobil në vend, duke filluar nga ora 07.00 deri 23.00 nga e hëna deri të shtunën, ndërsa ditën e diel si dhe për festat shtetërore parkimi është falas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *