Home / Lajme / Maqedoni / Të mërkurën nis grumbullimi i nënshkrimeve për ligjin e amnistisë (VIDEO)

Të mërkurën nis grumbullimi i nënshkrimeve për ligjin e amnistisë (VIDEO)

28 Shtator -Përmirësimi i kushteve në burgje dhe mundësia e fshirjes së dënimit të burgut nëse i burgosurve ka vuajtur 40% të dënimit të shqiptuar, janë kërkesat

Grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve për të sjellë Ligjin për amnisti do të fillon të mërkurën. Ashtu siç është e paraparë me Ligjin për referendum, grumbullimi i nënshkrimeve do të zgjas tre muaj.

Nga Iniciativa qytetare është dhënë edhe lista e njësive në KSHZ për mbledhjen e nënshkrimeve. Njëra nga iniciatorët për sjelljen e Ligjit të ri për amnisti, Meri Nikollova, në një deklaratë për “Slloboden Peçat”, ka deklaruar se është e pafalshme, vendimi i KSHZ-së, që të mos ju lejoj të burgosurve ta japin nënshkrimin e tyre për ligjin.

“Të burgosurit porosisin që nga KSHZ të mos i dalin para syve atyre kur të vije radha për të votuar në zgjedhjet parlamentare, pasi tani i konsiderojnë si qytetarë të dorës së dytë”, ka deklaruar Nikollova.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *