Home / Lajme / Maqedoni / Telekom’, Bogoevski I gatshëm ta përsërisë dëshminë e tij

Telekom’, Bogoevski I gatshëm ta përsërisë dëshminë e tij

23 shtator-“Maxhar” është akuzuar se ka siguruar një pozitë monopoli në Maqedoni me dhënie ryshfet funksionarëve. Ish agjenti Bogoevski në dëshminë e tij që pati dhënë kohë më parë, pohon se ryshfet ka marrë Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Sipas tij, i është dhënë ryshfet edhe Sasho Mijallkovit, në mënyrë që ai të mos i ndjekë penalisht drejtuesit e kompanisë, por edhe VMRO DPMNE-së nga firma “Analitiko”

Sllobodan Bogoevski ka kaluar më shumë se 4 orë në marrjen në pyetje nga Prokurori publik, si dëshmitar në rastin “Telekom”. Pa informata se çfarë u ka thënë organeve, vetëm mund të supozojmë se ka përsëritur dëshminë dhënë para gjykatës në Nju Jork, përkatësisht se drejtorët e “Magjar Telekom” në periudhën rreth vitit 2006 kanë transferuar shuma milionëshe ryshfet zyrtarëve të lartë nga LSDM-ja, BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja. Gazetarët që e prisnin Bogoevskin jashtë ndërtesës së Prokurorisë nuk kishin shans të parashtronin pyetje, sepse ai u nxor nga parkingu i brendshëm i objektit edhe pse paraprakisht ishte sjellë nga hyrja e përparme. Kishte po ashtu shoqërim të policisë, sepse vuan dënim me burg në burgun e Kumanovës për aferën “Agjenti”. Por, për shkak se në rastin “Telekom” është vetëm dëshmitar, ai nuk ka të drejtë për avokat, dhe as ndonjë përfaqësues ligjor që të fleste në emër të tij për marrjen në pyetje. Pikërisht dëshmia e Bogoevskit në gjykatën e Nju Jorkut ishte arsyeja pse javën e kaluar prokuroria publike rihapi çështjen e rastit “Telekom”.Gjykata amerikane e ka konsideruar dëshminë e Bogoevskit si një nga dëshmitë kyçe në aktakuzën kundër “Maxhar Telekom”. Rasti u bë interesant për amerikanët sepse çdo kompani që është e listuar në Bursën e Nju Jorkut duhet të respektojë dhe të përgjigjet para ligjeve amerikane. “Maxhar” është akuzuar se ka siguruar një pozitë monopoli në Maqedoni me dhënie ryshfet funksionarëve. Ish agjenti Bogoevski në dëshminë e tij që pati dhënë kohë më parë, pohon se ryshfet ka marrë Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Sipas tij, i është dhënë ryshfet edhe Sasho Mijallkovit, në mënyrë që ai të mos i ndjekë penalisht drejtuesit e kompanisë, por edhe VMRO DPMNE-së nga firma “Analitiko”. Sipas dëshmisë së Bogoevskit para gjykatës amerikane, për të gjitha aktivitetet atëherë ka qenë në dijeni edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Të gjithë personalitetet e përfshira në këtë dëshmi, e kanë mohuar përfshirjen e mundshme të tyre në këtë aferë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *