Home / Lajme / Maqedoni / Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujsjellësit

Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujsjellësit

18 shtator-Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot do ta vizitojë lokalitetin ku do të kryhen aktivitetet ndërtimore nga faza e dytë për ndërtimin e sistemit të ri ujësjellës në Tetovë.

Dyqind litra shtesë ujë në sekondë do të sigurohen me sistemin e ri të ujësjellësit në Tetovë që duhet të përfundohet deri në fund të vitit.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot do ta vizitojë lokalitetin ku do të kryhen aktivitetet ndërtimore nga faza e dytë për ndërtimin e sistemit të ri ujësjellës në Tetovë.

Deri tani janë realizuar 80 për qind nga punët e kryera të projektit.

Sistemi përfshin 8,5 kilometra përçues nga vendi i mbledhjes – “Leshnicë” deri te vendi i mbledhjes – “Lumi i Ftohtë”. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruara nga Qeveria e RM-së prej të cilave deri më tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë, që është rreth 60 për qind nga vlera e përgjithshme e projektit.

“Afati për realizim të projektit është 14 muaj dhe pritet përfundimi i saj në dhjetor të vitit 2015. Me realizimin e këtij projekti do të sigurohen 200 litra shtesë në sekondë me ç’ka do të zgjidhet ky problem i madh me të cilin ballafaqohet popullsia në Tetovë” njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *