Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Parkimi zonal premtohet por nuk fillon

Tetovë:Parkimi zonal premtohet por nuk fillon

12 shtator-Qytetarët nga ana tjetër shprehen se janë të zhgënjyer me zhagitjet që bëhen për fillimin e parkimit, pasi ende në këtë qytet mbizotëron kaosi në komunikacion.

Edhe pse pritej që gjatë verës të fillojë të funksionojë parkingu zonal në qytetin e Tetovës, megjithatë në praktikë nuk ndodhi. Edhe pse të gjitha pengesat ligjore dhe teknike pothuajse ishin tejkaluar që të fillonte parkimi i shumëpritur zonal, megjithatë ndodhi e papritura, vërshimet të cilët penguan këtë proces. Në qytetin e Tetovës në shumë vende janë vendosur tabelat informuese për parkimin zonal, por i njëjti nuk është funksional.

Ky është arsyetimi i Komunës së Tetovës për mos fillimin e parkimit zonal, edhe pse kanë kaluar disa muaj që në Këshill u votua ndërmarrja për parkingjet. Edhe në Komunën e Tetovës pranojnë se ka pasur ndërprerje të procedurave për fillimin e parkimit zonal.

Sipas kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, ndërprerja i dedikohet vërshimit dhe koncentrimit të kapaciteteve të komunës për t’u përballur me këto vërshime, ku pjesa dërmuese e administratës dhe shefave të sektorëve kanë qenë të angazhuar nëpër shtabet e emergjencës.

“Është e vërtetë se ka pasur ndërprerje të punëve përgatitore për fillimin e parkimit zonal dhe fillimit me punë të Ndërmarrjes së Parkingjeve, e cila do të menaxhon me parkimin në Tetovë. Shkak për këtë kanë qenë vërshimet në disa rajone, të cilët pothuajse kanë vështirësuar funksionimin normal të komunës, kurse pjesa dërmuese e administratës, udhëheqësve të sektorëve të cilët ishin angazhuar nëpër shtabet emergjente dhe ka pasur ndërprerje edhe në trajnimin e stafit që do të jetë i angazhuar për parkimin zonal. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ka pasur zhagitje për fillimin e parkimit zonal”, tha Xhemaili.

Qytetarët nga ana tjetër shprehen se janë të zhgënjyer me zhagitjet që bëhen për fillimin e parkimit, pasi ende në këtë qytet mbizotëron kaosi në komunikacion.

Ndryshe, për të filluar me punë “Ndërmarrja për Parkingjet”, trajnimin e filluan me punëtorë të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e parkimit zonal. Poashtu, krahas kësaj, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se sërish do të riaktivizohen bllokatorët pas fillimit të parkimit zonal.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *