Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH-ja në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj, unë do të jemi shefi i gjithë opozitës!

Thaçi: PDSH-ja në zgjedhjet e ardhshme do të fitoj, unë do të jemi shefi i gjithë opozitës!

25 Shtator – Menduh Thaçii është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PDSH-ja do të jetë fituese dhe ai do të udhëheq me gjithë opozitën shqiptare në Maqedoni.

Lideri partisë shqiptare në opozitë, Menduh Thaçii është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PDSH-ja do të jetë fituese dhe ai do të udhëheq me gjithë opozitën shqiptare në Maqedoni. Ai këto komente i bëri në emisionin “Top Tema” në Televizonin Telma.
Sipas tij PDSH-ja nuk do të lejoj më falsifikimin e zgjedhjeve, andaj edhe do të fiton në zgjedhjet e prillit të vitit 2016-të.

Poashtu, Thaçi është kërcënuar se nëqoftëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk votohet me vija të gishtërinjve dhe të ketë një listë të re zgjedhore e cila do të përpilohej përmes regjistrimit aktiv të votuesve atëher do ta shqyrtoj dhe mund ta braktis Marrëveshjen e Përzhinos ka deklaruar për gazetën maqedonase “Dnevnik” një funksionar i lartë të PDSH-së.
Thaci momentalisht angazhohet për realizim të Marrveshjes së përzhinos me të vetmin qëllim që zgjdehjet e ardhshme të jenë korrekte dhe demokratike. Nga PDSH nuk zbulojnë detaje e cfarë do të ndodhë nëqoftëse Thaci tërhiqet nga procesi i negociatave, ku garantues është bashkësia ndërkombëtare. Sipas të njëjtit burim Thaci ka marrë premtim nga evrokomesari Johanes Han në takimet që ka patur në Bruksel dhe Shkup.

Thaci kërkon dhe insiston të parandalohet manipulimet dhe falsifikimet sic thotë ai në ditën e zgjedhjeve tek blloku politik shqiptarë. Mu për këtë nëse nuk ka pajtueshmëri për këtë kërkesë, atëherë PDSH-ja e Thacit do të braktis negociatat. Nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mbështet regjistrimi aktiv të votuesve.

Sipas partisë të Ahmetit ky propozim është i papranueshëm për shkak se mijra qytetarë shqiptarë do t’ju merret e drejta e votës dhe do të shihen në mënyrë ligjore dhe nuk do të kenë mundësi të votojnë.

“E informuam eurokomesarin Han se për ne është e papranueshme që votuesit të regjistrohen në mënyrë aktive dhe për këtë cështje nuk ka kompromis. Argumentet se pse ne gjatë kësaj periudhe nuk mund të realizohet regjistrimi aktiv, ëshrtë se shumë votuesve do t’ju merret e drejta e votës dhe do të duhet fushatë që qytetarët të paraqiten për të votuar. BDI është për një listë të pastër zgjedhore, por jo për një gjë të këtillë ku qytetërëve ju meret e drejta për të votuar. Përmes regjistrimit aktiv vjetra mijëra shqiptarë do të mbeten jashtë listës zgjedhore dhe nuk do të kenë mundësi për të votuar”, ka deklaruar një funksionar i lartë i BDI-së.

Ndryshe është e paqartë si Menduh Thaci flet për sinqeritet në zgjedhje kur mu partia e tij, PDSH-ja pas vitit 2000 në shumë komuna shqiptare i mbushte kutitë e votimit që në orën 7 të mëngjesit përmes aktivistëve të armatosur. Kjo ndodhte në komunën Saraj të shkupit ku fitoi Imer Selmani, por jo vetëm këtu por edhe në Tetovë dhe vende të tjera. Mu për këtë Thaci duhet të jepë llogari për falsifikim të zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *