Home / Lajme / Maqedoni / Ti tejkalojmë dallimet sot dhe të dakordohemi për kornizën ligjore dhe emrin e Prokurorit special

Ti tejkalojmë dallimet sot dhe të dakordohemi për kornizën ligjore dhe emrin e Prokurorit special

14 shtator-Zbatimi i marrëveshjes rikthen kredibilitetin e lëkundur të institucioneve të vendit, përforcon partneritetin tonë me komunitetin EuroAtlantilk si dhe na rikthen fuqishëm në rrugën integruese.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur në një takim pune Drejtoereshën për Ballkanin Perendimor dhe Zgjërimin pranë Ministrisë zë Jashtme Britanike, zonjën Fiona Mcilwham dhe Ambasadorin Britanik në Maqedoni, z. Çarls Garet.

Në takim u diskutua kryesisht për krizën aktuale poliitike në vend, zgjedhjen e Prokurorit Special, zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit si dhe integrimin EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti njohtoi mysafirët britanik mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për prokurorin special dhe skandalin e përgjimeve si dhe bëri apel tek partite tjera pjesëmarrëse që ti tejkalojnë sot dallimet midis tyre dhe të dakordohemi bashkarisht për kornizën ligjore dhe emrin.

BDI është e gatshme për kompromis dhe ftojmë palët që gjithashtu të përafrojnë qëndrimet sepse duhet të ruhet kredibiliteti politik i shtetit dhe të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në praninë e autoriteteve të larta të Brukselit dhe Washingtonit.

Zbatimi i marrëveshjes rikthen kredibilitetin e lëkundur të institucioneve të vendit, përforcon partneritetin tonë me komunitetin EuroAtlantilk si dhe na rikthen fuqishëm në rrugën integruese.

Sot është momenti i përgjegjësisë dhe i veprimit politik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *