Home / Lajme / Maqedoni / Trajanov çka thotë për “Magjar Telekomin” dhe dyshimet për Ahmetin dhe Xhaferrin

Trajanov çka thotë për “Magjar Telekomin” dhe dyshimet për Ahmetin dhe Xhaferrin

14 shtator-Sipas tij, Gjykata e Nju Jorkut e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme deklaratën dëshmi të Bogoevskit dhe se kjo gjykatë ka mundur që ta hedhë ate si jorelevante.

Ish-ministri i brendshëm dhe deputeti aktual Pavle Trajanov insiston që të zhvillohen hetime për skandalin korruptiv me “Magjar Telekom” ku dyshohen për korrupsion dhe mitmarrje ish-kryeministri Vllado Buçkovski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ata janë nënvizuar në dëshminë e ish-shefit të shërbimit sekret Sllobodan Bogoevski, i cili ate e ka dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut dhe Komisionit Amerikan për Letra me Vlerë. Trajanov, i cili dispononte dokumentet dhe dëshmitë për skandalin ka folur në një intervistë për TV Nova, deklaroi se kjo dëshmi e publikuar është një porosi e fortë që shkon tek gjitha partitë, LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE.

“Për shkak se këtu përmenden njerëzit më me ndikim nëpër parti. Ali Ahmeti këtu për herë të parë është nënvizuar drejtpërdrejt si person i përfshirë në këto procese. Për ne është me rëndësi që të hapet hetimi, nuk ka shmangie. Kur vendimi do të jetë i publikuar, ne si shtet kemi detyrim që të nisim hetimet për të vlerësuar fajësinë e personave të involvuar”, deklaroi Trajanov.

Sipas tij, Gjykata e Nju Jorkut e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme deklaratën dëshmi të Bogoevskit dhe se kjo gjykatë ka mundur që ta hedhë ate si jorelevante.

Ai konfirmon se kryeministri Nikola Gruevski ka qenë i informuar lidhur me këtë skandal. Ai tha se akuzat janë të rënda dhe se ato do të shkaktojnë tronditje tektonike dhe politike në Maqedoni. “Andaj me rëndësi është që të përfshihen në hetime të gjitha institucionet për t`u zbardhur e vërteta”, deklaroi Trajanov, i cili së fundi ka braktisur koalicionimin me VMRO-DPMNE dhe vepron si deputet i pavarur.

I pyetur për përmendjen e emrave të BDI-së si Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, deputeti Trajanov theksoi se ata mund të padisin Gjykatën e Nju Jorkut dhe Komisionin Amerikan për Letra me Vlerë, se përse kanë publikuar dëshminë e Bogoevskit, i cili ka folur si dëshmitar i mbrojtur. “Mendoj se sigurisht ndonjëri prej tyre do të thirret për dëshmi nga Gjykata Amerikane dhe atje mund të përballin faktet”, deklaroi Trajanov.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *