Home / Lajme / Maqedoni / “Unitetit” do t`i bashkëngjiten figura eminente të UÇK-së dhe BDI-së

“Unitetit” do t`i bashkëngjiten figura eminente të UÇK-së dhe BDI-së

Kumanovë, 23 Shtator – “Bëhet fjalë për shumë emra, duke përfshirë edhe deputetë, kryetar komunash dhe funksionarë të tjerë që janë të pakënaqur me këtë gjendje, që na solli kjo parti, deklaroi një përkrahës i partisë “Uniteti”.

Zyrtarë të lartë aktual të BDI-së si deputetë, kryetar komunash dhe funksionarë të tjerë gradualisht do të kalojnë në partinë e re “Uniteti” që tashmë është bërë publike nga deputeti Zulfi Adili, një nga protagonistët e rëndësishëm deri tani në BDI.

Adili ka bërë publike se partia e re “Uniteti” ka nisur procedurat e regjistrimit dhe se pritet një përkrahje e madhe e gjithë elektoratit të dëshpëruar dhe zhgënjyer shqiptarë, sidomos nga BDI.

Ai nuk ka dhënë detaje se kush janë njerëzit e tjerë që do t`i bashkëngjiten kësaj nisme politike.

Por një përkrahës i kësaj nisme thotë për INA se procesi është shumë i ndjeshëm dhe se gradualisht do të bashkëngjiten figura eminente të pastra dhe të pakorruptuara, që kanë autoritet dhe që kanë mbajtur gjallë frymën e BDI-së.

“Bëhet fjalë për shumë emra, duke përfshirë edhe deputetë, kryetar komunash dhe funksionarë të tjerë që janë të pakënaqur me këtë gjendje, që na solli kjo parti. Ndodhën shumë pisllëqe, vrasje komandantësh, diskriminim i shqiptarëve që u dëshmua me Shkupi 2014, dhe më në fund Kumanova dhe shumë ngjarje të tjera korruptive dhe kriminale. Është bërë një zullum i madh nga njerëz që shijonin pushtetin dhe mendonin se gjithçka është në rregull”, deklaroi për INA, një përkrahës i partisë “Uniteti”.

Nismëtarët e “Unitetit” theksojnë se së shpejti do të dalin me detaje tjera, por kjo sipas tyre do të ndodhë për shkaqe sigurie të shumë anëtarëve, të cilët mund të goditen nga pushteti aktual. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *