Home / Lajme / Maqedoni / Vdes foshnja 6 muajshe në Tetovë, babai rreh pediatrin

Vdes foshnja 6 muajshe në Tetovë, babai rreh pediatrin

1 shtator- Por në atë kohë ai nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa në klinikën fqinje, ku ai kërkoi ndihmë mjekësore, kanë arritur në përfundimin se fëmija kishte vdekur. Kur janë kthyer babi i fëmijës fizikisht e ka sulmuar pediatrin në pension, pas të cilës ai e ka dërguar fëmijën në Spitalin Klinik të Tetovës

Dje rreth orës 13.20 minuta në Spitalin Klinik të Tetovës, pa shenja të jetës, është sjellë një bebe 6 muajsh mashkull .Beben e ka sjellë babi i tij 26-vjeçar B.J. nga Tetova, më parë, konkretisht në mëngjes ai e ka sjellë fëmijën tek një pediatër në pension në Tetovë, për shkak se ka pasur probleme shëndetësore, njofton SPB-Tetovë.

Pediatri shëndetësor i ka dhënë atij disa terapi, por pas disa orë fëmija është përkeqësuar dhe rreth mesditës ata përsëri janë kthyer në pediatri. Por në atë kohë ai nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa në klinikën fqinje, ku ai kërkoi ndihmë mjekësore, kanë arritur në përfundimin se fëmija kishte vdekur. Kur janë kthyer babi i fëmijës fizikisht e ka sulmuar pediatrin në pension, pas të cilës ai e ka dërguar fëmijën në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe urdhrat e tij do të kryhet autopsia e fëmijës së vdekur dhe për të përcaktuar shkakun e vdekje.

Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për ndriçuar krejtësisht rastin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *