Home / Lajme / Maqedoni / Xhemati i Xhamisë në Wetzikon ndihmon Shipkovicën (VIDEO)

Xhemati i Xhamisë në Wetzikon ndihmon Shipkovicën (VIDEO)

Tetovë 26 Shtator – Kryetari, imami si dhe xhemati i xhamisë së Wetzikonit në Zvicër këtë vit kanë dhuruar 140 paketa me mish për familjet në fshatin Shipkovicë të cilët pësuan nga vërshimet e muajit gusht.

Xhemati i Xhamisë së Wetzikonit në Zvicër tradicionalisht gjatë festës së Kurban bajramit ndihmon familjet skamnore në vendlindje. Kështu që kryesia e xhamisë ka vendos që këtë vit të ndajë 140 paketa me mish për familjet në fshatin Shipkovicë të cilët pësuan nga vërshimet e muajit gusht. Ata sot qëndruan në këtë fshat të ndihmuar me logjistikë nga Shoqata Humanitare Kalliri i Mirësisë, ku bënë shpërndarjen e paketave me mish kurbani.

Imami i Xamisë së Wetzikonit në Zvicër doktor i shkencave teologjike Bashkim efendi Aliu, foli për qëllimin e këtij aktiviteti. Ndihmat janë ndarë në xhaminë e fshatit shipkovicë, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i Xhamisë Idrish Ibishi, u shpreh se ky aksion është ndërmarrë për të ndihmuar fshatin Shipkovicë.

Në ndërkohë Afrim Ameti i cili humbi dy fëmijë gjatë vërshimeve u shpreh falënderues për të gjithë ata që solidarizohen. Ai thotë se ende nuk ka filluar ndërtimi apo ridnërtimi i shtëpive, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, xhamia e Wetzikonit në Zvicër është e njohur për aktivitetet e saja, ku vite me radhë mishin e kurbanit e kanë ndarë në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa këtë vit kanë vendosur këtë mish ta sjellin në Shipkovicë.

Ndryshe gati se do të mbushen dy muaj nga vërshimet katastrofale në Shipkovicë, Reçicë dhe Poroj, akoma në këto vendbanime vazhdojnë të vijnë ndihma për çka banorët janë mirënjohës por rindërtimi i shtëpive ende nuk ka filluar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *