Home / Lajme / Maqedoni / Zaev nuk paraqitet në gjykatë, prokuroria kërkon marrjen e pasaportës

Zaev nuk paraqitet në gjykatë, prokuroria kërkon marrjen e pasaportës

7 shtator-
Prokurori kërkoi nga kolegji që të ndryshojë vendimin e mëhershëm, sipas të cilit Zaev, i akuzuari i katërt në rastin “PUC”, është dashur të paraqitet çdo të hënë tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strumicë dhe t’i merret pasaporta, pas më shumë se dy muaj Zaevi nuk paraqitet në gjykatë

Prokurori i Përgjithshëm Zlatko Bikovski nga prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkup 1 për revokimin e pasaportës të Zoran Zaevit, kurse MPB-ja nuk ka të drejtë ti japë pasaportë të re që i Zaevi të mos mundet të largohen nga vendi.

Prokurori kërkoi nga kolegji që të ndryshojë vendimin e mëhershëm, sipas të cilit Zaev, i akuzuari i katërt në rastin “PUC”, është dashur të paraqitet çdo të hënë tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Strumicë dhe t’i merret pasaporta, pas më shumë se dy muaj Zaevi nuk paraqitet në gjykatë.

Këtë kërkesë prokurori e bëri për të shtyrë gjyqin e sotëm për rastin “PUC”, sepse gjykatësja Ljubinka Basheska ka përfunduar që çështjen me të gjitha dokumentet t’i nënshtrohen vendimit të Dhomës Penale të Gjykatës së Shkupit.

Për gjykim e sotëm, sipas gjyqtares Basheska, Zoran Zaev e kishte marrë ftesën.

Gjyqi tjetër është caktuar për më 5 tetor. Në gjyqin e sotëm në sallën e gjyqit janë dërguar të arrestuarit Zoran Verushevski dhe Georgi Lazarevski nga burgu i Shkup, të pranishëm ishin edhe Sonja Verushevski dhe Branko Palifrov të cilët mbrohen në lirimi me kusht.

Avokati Angele Ilievski pas gjyqit tha se ai pret që prokurori special i emëruar më 15 shtator të marrë përsipër rastin dhe me këtë të ndalet juridiksioni i Këshillit të Gjykatës Penale dhe prokurorit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *