Home / Lajme / Maqedoni / Zaev sërish foli për “bombën” e “Monstrës”

Zaev sërish foli për “bombën” e “Monstrës”

2 shtator-Sipas vendimit të gjykatës, dëshmitë janë të pabaza pasi që ato janë siguruar në mënyrë të paligjshme dhe se nuk mund të jenë lëndë për t’u hetuar.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot sërish ka folur lidhur me rastin “Monstra”, duke rikthyer shpresat se “bombat” që i posedon lidhur, do të ndihmojnë në ndriçimin e rastit.

“Një pjesë e materialeve që do t’i dorëzohen prokurorit special publik, gjithsesi që janë edhe dëshmitë materiale lidhur me Monstrën. Dëshmitë që nuk i kemi publikuar do të arrijnë në opinion përmes prokurorit special publik. E vërteta do të arrijë gjithkund ku duhet të arrijë dhe qëllimi kryesor do të jetë kthimi i institucioneve demokratike, që të normalizohet Maqedonia”, tha Zaev.

Ai ka paralajmëruar se nëse marrëveshja e Përzhinos nuk respektohet deri në fund dhe nëse deri më 15 shtator nuk zgjedhet prokurori special, atëherë LSDM do ta shpallë të pavlefshme këtëmarrëveshje dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Nëse Marrëveshja nuk plotësohet deri në fund, kjo marrëveshje për ne është jovalide. A mendoni se duhet të marrë pjesë LSDM dhe opozita në zgjedhje të reja kriminele? Çështja më e rëndësishme për ne, gjatë tëërë kësaj periudhe deri në zgjedhje është kthimi i institucioneve në normalitet, kthimi i institucioneve demokratike, kurse si rezultat i kësaj, në fund zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe të rregullta, theksoi Zaev.

Zaev paralajmëroi rishikimin, jo vetëm të pjesëmarrjes së opozitës në punën e Kuvendit, por edhe në zgjedhjet e parashikuara për më 24 prill.

“Obligimi i parë është prokurori publik deri më 15 shtator. Duhet patjetër të realizohet, në të kundërtën marrëveshja nuk do të jetë e vlefshme. Materialet që i posedojmë nga përgjimi i pushtetit, nuk do të kemi ku t’i dorëzojmë, dhe do ta kemi patjetër të vazhdojmë publikimin e tyre në opinion. Nuk do të ketë më “paloma marrëveshje”. Drejtësia, liria, demokracia, e vërteta, duhet të konfirmohen institucionalisht”, tha Zoran Zaev

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *