Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi mirëpret ankesat e prokurorëve

Zaevi mirëpret ankesat e prokurorëve

4 shtator-Zaev është optimist lidhur me miratimin e ligjit për prokurorin special. Sipas Zaevit, dallimet e partive politike janë konceptuale, dhe të njëjtat janë të bazuara në ligj dhe nuk pret të ketë ndonjë pengesë. Kreu i LSDM-së ka përsëritur edhe një herë se në rast të mos zgjedhjes së prokurorit special, ai do vazhdojë me publikimin e materialeve të përgjuara.

reu i LSDM-së Zoran Zaev ka përshëndetur vendimit e prokurorëve që të parashtrojnë 21 ankesa ndaj vendimit të gjykatës së Shkupit për të hedhur poshtë si dëshmi bisedat e përgjuara telefonike në padinë kundër kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij. Zaev tha se ky një sinjal shumë i mirë në procesin për kthimin e sundimit të së drejtës dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

“Unë nuk e di saktë sa ankesa ka, por e di se ka ankesa. Ua heq kapelën secilit që mundohet në luftën për respektimin e ligjit dhe kushtetutës në Maqedoni. Presim vendime kushtetuese dhe ligjore nga instancat më të larta gjyqësore. Ky është një sinjal shumë i çmuar për atë se a jemi të gatshëm ta kthejmë në normale gjyqësorin në tendencën ndaj gjyqësorit të pavarur”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev është optimist lidhur me miratimin e ligjit për prokurorin special. Sipas Zaevit, dallimet e partive politike janë konceptuale, dhe të njëjtat janë të bazuara në ligj dhe nuk pret të ketë ndonjë pengesë. Kreu i LSDM-së ka përsëritur edhe një herë se në rast të mos zgjedhjes së prokurorit special, ai do vazhdojë me publikimin e materialeve të përgjuara.

“Dallimet e ekipeve në bisedime janë konceptuale, por shpresoj se do tejkalohen deri në fillim të javës që vjen. Mund të jetë data 7 apo 9, unë do isha i lumtur që të jetë i shtati që me vendim ligjor përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit, të zgjidhet prokuror special me një strukturë të re të formuar me disa zëvendës prokuror, shërbime adekuate me autonomi dhe pavarësi dhe me mundësi të zgjedh qendrën për hetime me inspektorët që do zgjedh, me rrogë të mirë, sigurim të atij dhe familjes së tij, pra gjithçka që do garantojë nisjen e procesit”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev bëri të qartë edhe një herë qëndrimin e tij se nuk mund të zgjidhet vetëm një prokuror sepse i vetëm nuk mund ti kryej krejt punët. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, këto komente i bëri gjatë vizitës që bëri në Tetovë, ku për së afërmi u njoftua me problemet e qytetit për të cilat ka premtuar se me marrjen e mandatit ai do angazhohet për eliminimin e tyr

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *