Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen parcela me “kanabis sativa” në Leshkë

Zbulohen parcela me “kanabis sativa” në Leshkë

16 shtator-Një pjesë e rrënjëve të mbjella do të merren për ekspertizë dhe më pas do të përcaktohet se për çfarë rrënjë bëhet fjalë.

Njësiti i policisë të Ministrisë së Brendshme dhe të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, dje në periudhën prej orës 12 deri në 16, në dy parcela të veçanta në fushën e fshatit Leshkë të Tetovës ose më sakt në afërsi të rrugës për në Rataj, janë gjetur 60 rrënjë të ngjashme me “kanabis sativa”, njofton SPB-Tetovë.

Një pjesë e rrënjëve të mbjella do të merren për ekspertizë dhe më pas do të përcaktohet se për çfarë rrënjë bëhet fjalë.

Janë marr të gjitha masat dhe aktivitetet për të zbuluar pronarët ose qiramarrësit e dy parcelave dhe do të përcaktohet nëse dikush i ka mbjellë ose janë të egra.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *