Home / Lajme / Maqedoni / Zekirija Kadriu: Haxhilerët nga Maqedonia janë shëndosh e mirë

Zekirija Kadriu: Haxhilerët nga Maqedonia janë shëndosh e mirë

Tetovë, 25 Shtator – Nuk ka të vdekur e as të lënduar të gjithë haxhilerët e Maqedonisë janë shëndosh e mirë dhe janë duke kryer ritualin e Haxhxhit, për Televizionin Koha njoftoi pronari i agjencionit Meka – Medina Zekirja Kadriu.

Hoxh Zekirja Kadriu nga agjencioni Meka – Medina e Tetovës konfirmon për Televizioin Koha se të gjithë haxhilerët e Maqedonisë janë shëndosh e mirë dhe janë duke kryer ritualin e Haxhxhit.

Ndryshe sot së paku 717 pelegrinë kanë vdekur në vendin e shenjtë të Mekës, kanë njoftuar zyrtarët e Arabisë Saudite.

805 njerëz raportohet se janë të lënduar në incidentin në Mina, i cili ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të Haxhit.

Hoxh Zekirja Kadriu në emër të të gjith haxhinjëve që kan udhëtuar me Agjencionin Meka – Medina të besimtarve islam u uron festën e Kurban Bajramit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *