Home / Lajme / Maqedoni / Zënka në BDI pas emërimit të Nezirit për shef shtabi

Zënka në BDI pas emërimit të Nezirit për shef shtabi

9 shtator-Pas mbledhjes së fundit ku BDI- tregoi unitet brenda partisë ku u zgjodh Bekim Neziri kryetar Shtabi, menjëherë të nesërmen janë fjalosur kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti me ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri.

Emërimi i Bekim Nezirit për kryetar shtabi i BDI-së për zgjedhjet e 2016 është me tepër hakmarrje mes strukturave partiake se sa një kryetar i cili do të mund të korrë sukses në zgjedhjet e prillit.

Siç mëson portali TetovaSot nga burime brenda BDI-së, emërimi i Bekim Nezirit është hakmarrje e Musa Xhaferit ndaj Izet Mexhitit dhe klanit të tij.

Pas mbledhjes së fundit ku BDI- tregoi unitet brenda partisë ku u zgjodh Bekim Neziri kryetar Shtabi, menjëherë të nesërmen janë fjalosur kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti me ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri.

Treshja Musa Xhaferi, Artan Grubi dhe Bekim Neziri siç meret vesh kanë nisur luftën për të dobësuar dhe për të goditur Izet Mexhitin dhe Beqir Hasanin.

Ndryshe bomba e fundit e opozitës maqedonase ku protagonist ishte Bekir Hasani dhe Ali Ahmeti i ka ftohur marrëdhëniet mes tyre dhe vet lideri I BDI-së është distancuar nga kryetari i BDI-së në Çair.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *