Home / Lajme / Maqedoni / Zeqiri: Parlamentit i duhen deputetë të përgatitur

Zeqiri: Parlamentit i duhen deputetë të përgatitur

9 shtator-Zeqiri ka theksuar se roli i deputetit shqiptar është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të turbulencave të mëdha për zhvillimin e kombit në përgjithës

Rilindja Demokratike Kombëtare ka organizuar një tribunë me ligjerata ku para aktivistëve dhe funksionarëve ka folur ish deputeti dhe profesori universitar Izet Zeqiri.

Zeqiri në mes tjerash ka thënë ”Parlamenti i vendit ka shumë nevojë për deputet mirë të përgatitur, me energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, dhe sikur të gjith deputetët shqiptarë të ishin të këtij kalibri çështja shqiptare do të ishte avansuar tejmase deri më tani.” potencoi në mes tjerash ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri.

Zeqiri, në një fjalim të mbajtur para simpatizantëve të kësaj partie u përqendrua në përzgjedhjen e deputetëve nga ana e partive politike, sidomos tani kur afrohen zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Zeqiri ka theksuar se roli i deputetit shqiptar është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të turbulencave të mëdha për zhvillimin e kombit në përgjithësi. “Ky rol ka një përgjegjësi të madhe që kërkon angazhim dhe energji të jashtëzakonshme, dhe këtë rol e kam kryer me sinqeritetin më të madh si deputet i RDK-së në parlamentin e Maqedonisë”, theksoi ai. Sipas Zeqirit, Parlamenti i Maqedonisë ka shumë nevojë për deputet të mirë përgatitur, me energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm. “Sikur të gjithë deputetët shqiptarë të ishin të këtij kalibri çështja shqiptare do të ishte avancuar tej mase deri më tani. Nëse një deputet mund të bëjë punë të mëdha, rasti i RDK-së e dëshmoi këtë, mund të paramendoni se sa punë mund të bëhet nëse të gjithë deputetët shqiptarë e kuptonin këtë rol si një mision të rëndësishëm kombëtarë në shërbim të popullit”, potencoi në mes tjerash ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *