Home / Lajme / Rajon / 15 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme të ‘Vetëvendosjes’ në Prishtinë

15 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme të ‘Vetëvendosjes’ në Prishtinë

13 tetor-Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se deri tani, si pasojë e dhunës së djeshme janë të lënduar 15 policë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve

Policia e Kosovës kumtoi se 15 policë dhe një civil janë plagosur gjatë protestave të mbrëmshme të Lëvizjes “Vetvendosja”, të organizuara pas arrestimit të deputetit Albin Kurti, transmetuan mediat kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se deri tani, si pasojë e dhunës së djeshme janë të lënduar 15 policë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve

Sipas Kelanit, tetë persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Derisa, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private.

Një veturë është djegur pranë Prokurorisë dhe disa të tjera janë të dëmtuara, transmeton Indeksonline.

“Deri tani 15 policë janë të lënduar si pasojë e dhunës së protestuesve, prej tyre 3 dhe po ashtu një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve. 8 persona të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private. Një djegie e veturës pranë Prokurorisë dhe disa të tjera të dëmtuara”, ka sqaruar Kelani.

Kelani gjithashtu ka deklaruar se Kurti është liruar pas mesnate.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *