Home / Lajme / Botë / 30 të vrarë dhe 126 të plagosur në Ankara të Turqisë

30 të vrarë dhe 126 të plagosur në Ankara të Turqisë

10 Tetor – Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën dhe 126 janë lënduar në shpërthimet e sotme në Ankara, njoftoi Ministria turke e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave me të cilat disponojmë tani për tani, 30 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 126 qytetarë tanë janë lëndar. Të plagosurit janë dërguar për shërim në spitale të ndryshme në qytet”, thuhet në kumtesën e Ministrisë, e cituar nga TASS.

Përfaqësues të Qeverisë turke shpërthimet e kanë vlerësuar si akt terrorist, njofton DPA.

Një ekip hetues vlerëson se për shpërthimet, të cilat kanë ndodhur në mëngjes rreth orës 10 në qendër të Ankarasë, përgjegjës është sulmues – vetvrasës.

Nga Qeveria e Republikës së Turqisë kumtuan se kryeministri Ahmet Davutogllu ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme, e cila ka filluar në orën 12:00 sipas kohës lokale, njofton Anadolia. Në mbledhjen marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, shefi i policisë turke, shefi i shërbimit zbulues dhe guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kiliçlar.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland e dënoi sulmin, i cili ka ndodhur para marshit të planifikuar paqesor në shenjë proteste kundër konfliktit midis shtetit dhe militantëve kurdë.

“Lajmet e mëlngjesit nga Ankara janë shokuese dhe shqetësuese. Kjo që ndodhi është sulm barbar ndaj demonstruesve paqesor. Dëshiroj të shpreh ngushëllime për të gjithë që kanë humbur miqë dhe të dashur në këtë sulm. Liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë shtyllat themelore të demokracisë”, tha Jagland.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *